Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Nuk ka hapësirë për negocim të demarkacionit me kryeministrin malazez

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vizitën e homologut të tij malazez në Kosovë.
Haradinaj ka theksuar se ky takim ka në fokus thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke synuar realizimin e një protokolli bashkëpunimi me shtetin e Malit të Zi.

Në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj deklaroi se me Dushko Markoviqin nuk ka mbetur shumë hapsirë të diskutohet për Demarkacionin

“Sa i përket demarkacionit tema është në parlament, dhe nuk ka mbetur hapsirë për negocim mes kryeministrave”, ka thënë Haradinaj.

Shefi i qeverisë kosovare ka komentuar edhe deklaratën e Limajt, i cili tha se duhet të gjendet një zgjidhje creative.

Haradinaj theksoi se e mirëpret secilën zgjidhje që i ofrohet për këtë çështje.

“Mirëpres çdo kontribut që ndihmon në gjetjen e zgjidhjes. Jemi të interesuar për zgjidhje, por për momentin nuk kam ndonjë gjë konkrete”, deklaroi Ramush Haradinaj.

Ndryshe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq do ta vizitojë Kosovën më 6 shkurt.

 

Exit mobile version