Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha do të vizitojnë sonte Spitalin Rajonal të Pejës.
Ata do të vizitojnë qendrën ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti me autobus në rrethinën e këtij qyteti.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Haradinaj pritet që në 19:30 të jetë në spital.