Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se para 25 vjetësh, Loxha heroike u përball me armikun, duke shënuar një kapitull të lavdishëm të luftës për liri.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka kujtuar trimat e UÇK-së dhe ata që u përjetësuan: Tahir Shala, Rrustem Bruqi, Enver Alaj, Lumni Surdulli e Xhavit Qufaj, raporton Klan Kosova.
“Po ashtu, kujtojmë luftëtarët nga fshati Rudicë, Nimon Bajraktari, Haki Ahmetxhekaj e Bashkim Mehmetaj, që ranë në rrugën e tyre për të sjellë armët e lirisë. Në të njëjtën ditë ra dhe bashkëluftëtari Arsen Mazrekaj”, ka shkruar ai.