Site icon PrishtinaPress

Begaj vizitë në Azerbajxhan, do të takohet me homologun Aliyev

Presidenti i Shqipërisë ,Bajram Begaj udhëton sot drejt Azerbajxhanit me ftesë të homologut të tij Ilham Aliyev.

Sikurse bëhet me dije nga zyra për shtyp e Presidencës, kreu i shtetit shqiptar do të pritet të premten (7 korrik) në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Aliyev.

Në takimin e Begajt me homologun dhe zyrtarët e tjerë të lartë, bashkëpunimi dypalësh, interesi i ndërsjelltë në ndërtimin e një rrjeti modern të gazifikimit në Shqipëri, do të jenë kryefjalë e bisedimeve.

Gjithashtu, vend të rёndёsishёm në diskutime do të këtë edhe zbatimi i projekteve për shpërndarjen e gazit nga Shqipëria drejt vendeve të tjera tё rajonit.

Në përfundim të takimeve dy krerët e shteteve do të mbajnë deklaratat reciproke për media.

Exit mobile version