Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me kërkesë të analistëve në RTV Dukagjini, ka treguar opinionin e tij për Albin Kurtin.
Haradinaj ka thënë se çështjen e bashkimit kombëtar të ngritur nga Vetëvendosje nuk i ka marrë seriozisht, nuk i ka të çarta idetë e tij.
“Gjithashtu kam dyshime për politikat e tyre në ekonomi. E majta ekonomike nuk është në favor të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Në fund, Haradinaj ka komentuar direkt figurën e Kurtit.
“Albini është një mashtrues i mirë. Në teori është i mirë, i thotë teorikisht gjërat më mirë se sa në praktikë, nuk është dëshmuar kurrë”, ka thënë Haradinaj.