Site icon PrishtinaPress

Palmer: Dialogu Kosovë-Serbi, SHBA do të dëshironin të shohin njohje të ndërsjellë

“Qëllimi im është që t’i kthejë Beogradin dhe Prishtinën në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”.

Kështu ka thënë Matthew Palmer, i emëruari si i Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, në një intervistë për Tanjug,

I sapo i emëruari i SHBA-së thotë se e pranoi postin sepse mendon se mund të arrihet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, e cila siç ka thënë ai, do ta transformonte tërë Ballkanin, do të hapte rrugën evropiane për Serbinë dhe Kosovën, dhe do të ishte “një gjë pozitive për rajonin, Evropën dhe SHBA-në”.

“Zgjidhja e çështjes së Kosovës është shumë e lartë në axhendën time. Ne kemi mundësinë dhe ne duam ta shfrytëzojmë”, thotë Palmer, duke specifikuar se qëllimi i tij është t’i kthejë palët në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje.

Kthimi i Beogradit dhe Prishtinës në tryezën e bisedimeve, Palmer thekson, është një qëllim afatshkurtër për Shtetet e Bashkuara.

“Ne kemi zgjedhje në Kosovë më 6 tetor, dhe ato do të mbahen në Serbi në pranverë. Ne do të kemi mundësinë që të vazhdojmë negociatat midis dy zgjedhjeve, të cilën duhet ta shfrytëzojmë. Shpresojmë që të dyja palët të shfrytëzojnë këtë mundësi”, ka thënë tutje ai.

Gjithashtu ai ka shprehur shpresën se qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranonte të pezullojë tarifat për të lejuar që dialogu të rifillojë, dhe se Beogradi do të ndalë lobimin tek vendet e tjera për të tërhequr njohjen.

E gjithë kjo, sipas fjalëve të tij, “helmon atmosferën” dhe e bën të vështirë kthimin në negociata me një frymë konstruktive.

SHBA do të dëshironte, nuk e fsheh Palmer, ta shoh njohjen e ndërsjellë si një pikë qendrore të marrëveshjes.

Exit mobile version