Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Deri sot s’jam marrë me Asociacionin, nuk e kam pasur në rend dite

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë ka mbajtur një konferencë për media.

Haradinaj është pyetur në lidhje me formimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Shefi i qeverisë kosovare ka befasuar me përgjigjen e tij duke thënë se nuk ka pasur kohë të merret me Asociacionin, raporton lajmi.net

“Me Asociacionin nuk jam marrë, nuk e kam pas në rend dite. S’jam marrë me të, dhe nuk po di qysh me ta spjegu. As në tavolinë nuk e kam pas”, ka thënë kryeministri i vendit.

Kur u pyet për vizitën e tij në Mitrovicën e Veriut, Haradinaj tha se “në veri jam kanë shpesh, por që s’kom shku me media”.

Duke komentuar ratifikimin e demarkacionit, kryeministri deklaroi se dje ka pasur takim me Shpejtim Bulliqin ku ka biseduar për korrigjimin e marrëveshjes.

Ka bërë të ditur se edhe kryeministri malazez e ka uruar për këtë marrëveshje, dhe është shprehur optimist se do të zgjidhen problemet.

“Dje kam takuar komisionin shtetëror për shenjimin e kufirit të kryesuar nga Bulliqi kemi biseduar me ta, jemi në përgatitje të gjithë materies për korrigjim. I kam marrë edhe urimet nga kryeministri malazez, dhe në etapat e ardhshme dhe në atmosferën e mirë do ta zgjidhim pjesën e mbetur”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për problemin me energji elektrike dhe skandalin me mishin.

Haradinaj theksoi se qeveria ka ndërmarrë të gjitha hapat për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Exit mobile version