Presidenti Thaçi, pas takimit me komisonerin Hahn, tha se ‘Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim’. Nga ana tjetër Hahn përmendi luftimin e krimit të organizuar për liberalizimin e vizave.
“Presidenti Thaçi ka konfirmuar vazhdimin e përpjekjeve në luftimin e krimit të organizuar. Kjo është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka shkruar Hahn në Twitter, transmeton express.
Ai po ashtu i ka thënë Presidentit Thaci se ratifikimi i Demarkacionit ishte një hap i rëndësishëm për sigurimin e lëvizjes së lirë dhe rrugës evropiane.
Thaci gjendet në Bruksel për të vazhduar dialogun në nivelin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Ai sot do të takohet me Presidentin serbe, Aleksander Vuciq.