Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Aksioni i policisë të hënën nuk ishte kundër serbëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ka përshëndetur ardhjen e Dalibor Jevtiqit nga Lista Serbe në këtë mbledhje, duke shtuar që kjo është një sinjal se problemet duhet zgjidhur me dialog.

Haradinaj shtoi se Qeveria është e interesuar që të hetojë atë se çfarë ka ndodhur të hënën, dhe se aksioni i asaj dite nuk ka qenë kundër deputetëve, ministrave ose qytetarëve serb.

Ai ka shprehur edhe shqetësimin për atë se çfarë i ka ndodhur ministrit Rikallo duke thënë se policia edhe ka mundur mos ta njohin Rikallon në momentin e arrestimit të Gjuriqit.

Kryeministri i vendit ka ftuar Listën Serbe për bashkëpunim duke shprehur vullnetin e Kosovës për dialog.

Exit mobile version