Zëvendëskryeministri, Dalibor Jevtiq gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë ka folur rreth arrestimit të drejtorit të Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.
“Të hënën kur u mblodhën në Mitrovicë aty nuk kishe drogagjinj. Arrestimi i Gjuriqit nuk ka qenë vendim i Qeverisë. Dua përgjegjësi pse kanë hyrë atë ditë me dhunë. Ka pasur mundësi që të jetë ndryshe. A e keni thirr Rikallon me pyet se si është. 32 njerëz janë lënduar atë ditë”, ka thënë Jevtiq.
Sipas tij, ngjarja e ditës së hënë nuk është dashtë të ndodhë.
“Ne jemi për bisedime, jemi për dialog por jo vetëm me fjalë. Do kisha turp që secili kosovar të trajtohej në Beograd sikur Gjuriq në Mitrovicë. Nëse ne duam pajtim së pari duhet bërë disa gjëra. Duam hetim për atë çka ndodhi, duam përgjegjësi, Asociacioni është detyrë e kësaj qeverie”, ka shtuar Jevtiq.