Hamza i përgjigjet Kurtit: Ndryshove formën e manipulimit, të mungon vullneti për të qeverisur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se “ofertat” e tij për zgjidhjen e çështjes së presidentit nuk janë serioze.

Hamza ka deklaruar se Kurti po tenton t’ia hedhë fajin opozitës për bllokadën institucionale, duke e akuzuar për mungesë vullneti për bashkëpunim dhe kompromis politik.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës ka ofruar zgjidhje konkrete dhe figura unifikuese, por ato nuk janë marrë parasysh, duke e shtyrë vendin drejt një situate të re politike dhe zgjedhjeve të mundshme.

https://www.facebook.com/share/v/1Dk3mT2Ret/?mibextid=wwXIfr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img