Ministri i Financave, Bedri Hamza, duke komentuar rritjen e pagave nga kryeministri Haradinaj, tha se është një vendim i cili nuk ka prodhuar asnjë efekt financiar dhe se i njëjti nuk është zbatuar.
Hamza gjatë fjalimit të tij në Kuvend, tha se dëshiron që të ketë qartësi juridike dhe se vendimi është i pezulluar.
“…dhe varësisht nga vendimi i Kushtetueses do të jetë vendimi pasues. Kushdo që e ka bo është dashur ta hulumtojë se qysh është dashur të bëhet rritja.
Kjo bëhet me ligj, duhet aprovuar në Kuvend. Është reformë obligative”, shtoi ai