Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, tha se as një pikë as një presje nuk është ndryshuar nga Marrëveshja e arritur për Demarkacionin ditë më parë.
Osmani i quajti të pabaza akuzat për ndryshimin e tekstit të Marrëveshjes për Demarkacionin, e cila u votua dje në komision për të dytën herë.
Ky votim ndodhi për të dytën herë pasi që, sipas kryetares Osmani, votat nuk janë numëruar mirë.
“Tash si duket AAK-ja është nën stresin e grumbullimit e mosarritjes së votave për Demarkacionin, gjuha që e kanë ndaj LDK-së është qasje e turpshme, e dëmshme që dëmton kryetarin, që kanë të bëjnë me liberalizimin dhe pasi s’po arrijnë të marrin votat po merren me akuza të pabaza”.
“Z. Hoti me shkrim na ka dëm tekstin e njëjtë, në komision kam lexuar atë tekst, kam sqaruar se atu përfshihen fjala që raporti Bulliqit përdorët për orientim, nuk ka pasë kundërshtim ku zoti Hoti e lexoi tekstin kjo qasje është e dëmshme me procesin, AAK si parti opozitare nuk ka obligim për pushtetin”, raporton Ekonomia Online.
“AAK bën mirë t’i sqarojë problemet brenda koalicionit dhe mos të hedh akuza të pabaza. As një pikë nuk është ndryshuar në komision, nëse ata të kishin ndonjë dyshim se ka pasë manipulime do të kishin kërkuar kohë shtesë dhe sqarime shtesë apo të kishin votat kundër”.
Aleanca për Ardhmëri të Kosovës ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës ta ketë ndryshuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet partive të PAN-it në pushtet dhe LDK-së në opozitë.
Me këtë ndryshim, sipas AAK-së do të rrezikohet e gjitha ajo që është arritur dhe marrëveshja mund të kthehet në pikën zero.