Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti dhe deputeti i Vetëvendosjes janë përplasur për mëditjet e deputetëve.
Haliti u ka thënë deputetëve se në orën 15:30 do të bëhet votimi i të gjitha ligjeve të cilat shqyrtohen deri atëherë, por do të penalizohen me heqjen e mëditjeve të gjithë ata deputetë që pa arsye nuk vijnë për të votuar.
Por kjo nuk i pëlqeu deputetit të Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i cili i tha Halitit se kjo që po bënë nuk është në rregull. Madje, Haliti ia ndërpreu fjalën Kurteshit, deri ky i fundit u përplas pa mikrofon me Halitin.
Kurteshi dhe Haliti vazhduan diskutimin e ashpër edhe pa mikrofona, ndërsa në një moment, Haliti i drejtohet Kurteshit me fjalët ‘A don me të qit jashtë’?
“Pak më herët ju deklaruat se gjithë ata që nuk vijnë në orën 15:30 për votim kërkon që të marrin masa…Unë e kam deklaruar dhe i përmbahem asaj, jo, jo mos na trego të drejtat e njeriut, nuk kemi kohë të dëgjojmë përralla tuajat pash zoten, rri qaty…Kjo çka je duke bërë ti nuk është në rregull, nuk ke të drejtë…Kam të drejt…Sami shko ankohu…unë e interpretoj rregulloren jo t’i, rri qaty, rri”.
Seanca vazhdoj me shqyrtimin e pikave tjera, ani pse nuk po ka kuorum për të votuar në fund të shqyrtimit të secilit projektligj”.