Site icon PrishtinaPress

Soltes: Kosova duhej të fitonte liberalizimin para dy viteve, por gjithçka varet nga Komisioni Evropian

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, i cili po viziton Kosovën ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka folur për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Ai ka thënë se kjo cështje është dashur të përfundoj vite më parë, por që fatkeqësisht është stërzgjatur.

“Liberalizimi i Kosovës është dashur të bëhej para dy viteve bashkë me Gjeorgjine e Ukrainën. Unë duke e bërë më të mirën time për liberalizimin e vizave për Kosovën, e kjo do të shprehet qartë në raportin e progresit në Parlentin Evropian. Pritjet janë mjaft të mëdha në këtë drejtim, por kjo nuk varet nga PE-ja, por edhe nga akterët tjerë që luajnë rol të rëndësishëm në këtë proces Mirëpo, shpresoj se rekomandimet nga KE do të jenë pozitive”, tha tutje Soltes, duke shtuar se shpreson që liberalizimi të bëhet deri në fundvit.

Sipas tij, Parlamenti Evropian është gjithmonë pro liberalizimit të vizave, por se gjithcka varet nga Komisioni Evropian.

“Shpesh e kam përmend se banorët e kosovës e meritojnë liberalizimin dhe duhet të shijojnë lëvizjen e lirë nëpër Evropë. Mirëpo, ditëve të fundit po diskutohen edhe shumë tema tjera të rëndësishme, në të cilat ka akoma hapësirë për përmirësim”, ka theksuar Soltes.

Në vecanti, sic tha ai në pikat sa i përket zbatimit të ligjit për korrupsionin dhe krimin e organizuar, reformat në sistemin gjyqësor si dhe pavarësinë e gjyqtarëve e prokurorëve.

“Parlamentii Kosovës duhet t’i miratoj dhe diskutoj edhe aspektet e transparencës në të gjithë sektorët publik, si dhe duhet të diskutoj për marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar Soltes.

Duke folur për dialogun me Serbinë, Soltes tha se ai duhet të vazhdoj sa më shpejt që është e mundur dhe të arrihet një përfundim knaqshëm dhe i pranueshëm për të dyja palët.

“Shpresoj të shihemi herën e ardhshme dhe të kemi porosi mjaft pozitive”, përfundoi Soltes

Exit mobile version