Artistët shqiptarë, Bafte dhe Turabi, kanë publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
Tekstin e ka shkruar Nurteel në bashkëpunim me Granit Gashin, ndërsa të njëjtit janë përkujdesur edhe për producimin.
Bafte vjen me paraqitje sensuale dhe mjaft atraktive në videoklipin e ri që besohet se do të mirëpritet edhe nga publiku.
Bafte (Foto: YouTube)
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit, Time Pictures.
Këtë projekt të plotë tashmë mund ta gjeni edhe në kanalin zyrtar të Baftes në platformën YouTube.
Turabi (Foto: YouTube)
Në bazë të disa reagimeve që janë bërë, kënga është pëlqyer dhe tashmë është shpërndarë gjithandej në rrjete sociale.







