Site icon PrishtinaPress

Hajredin Kuçi mohon se iu bastis shtëpia nga Specialja

Ish-ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, e ka mohuar se ka qenë cak i bastisjes së shtëpisë së tij nga Specialja.

Kuçi tha për Klankosova.tv se ka pasur një kontakt rreth punës që bën.

“Jo, nuk ka pas bastisje. S’ka pas bastisje, kam pas një kontakt me ta për punën që e bëj atje, por jo as bastisje, as polici as kurgjë tjetër. Po më vjen keq që e kanë qit lajmin”, tha Kuçi.

Ai është i angazhuar si këshilltar në ekipin mbrojtës të Kadri Veselit, i cili po gjykohet në Hagë.

Sot, bastisje po kryhen që nga mëngjesi në shtëpinë e ish-Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, në lagjen “Qëndresa” në Veternik.

Exit mobile version