Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka prezantuar projektin për ndërtimin e një Muzeu të Luftës në këtë komunë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se Muzeu i Luftës që do të ndërtohet në Drenas nuk është thjesht kujtim, është amanet, përcjell Klankosova.tv.
“Për ata që nuk u dorëzuan, për ata që na lanë trashëgimi guximin dhe përgjegjësinë. Kam nderin ta ndaj këtë projekt me ju”, ka shkruar Hajdari.





