Reperi i njohur nga Prishtina, Guva ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Top Shottas”, një këngë që pritet të pëlqehet shumë nga publiku i hip-hop-it vendor.
Kënga është prodhuar nga MILES, i cili është kujdesur edhe për beat-in/instrumentalin, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë Guva. Projekti është kompletuar me një videoklip të realizuar nga 20/20.
“Top Shottas” tashmë është publikuar në platformat muzikore dhe kanalin zyrtar në YouTube.





