Gjysmë dekade që nga ngritja e aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

U bënë pesë vite që nga koha kur u publikua aktakuza e Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Ish-krerët e shtetit, që të katër, mbahen në Hagë në paraburgim nën akuzat për krime lufte

 Procesi ndaj tyre ka kaluar te ekipet mbrojtëse.

Gjykimi ndaj Thaqit dhe të tjerëve filloi më 3 prill 2023.

Ndërkaq,  më 15 prill 2025, ZPS-ja e mbylli çështjen e vet.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Thaçi, Veseli, Selimi and Krasniqi u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 4 dhe 5 nëntor 2020. Të katër në paraqitjet e tyre janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Numri total i viktimave të pretenduara në këto çështje ishte rreth 150.

Më 16 korrik 2025, ekipet e Mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit njoftuan Trupin Gjykues se planifikojnë të paraqesin prova të Mbrojtjes. Ekipet e Mbrojtjes së Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit njoftuan se nuk planifikojnë të paraqesin prova. Në dy javët e ardhshme pritet të deklarohet si dëshmitar i mbrojtjes edhe ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark.

E në shenjë revolte, së  fundmi në Kosovë, Shqipëri e Hagë ka pasur protesta të mëdha në kërkim të drejtësisë për ata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img