Ngjarjet e datës 13 shtator 2022.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshillin Grevist të BSPK-së. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:00)
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të presë në takim presidenten e Hungarisë Katalin Novak. (Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë, ora 09:00, pamje)
Mbahet kursi me temë “Kirurgjia Minimale Invazive dhe Urologjisë së Fëmijëve”, bashkëorganizim i European Pediatric Surgeons’ Association (EUPSA), Shoqata e Kirurgëve Pediatrik të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”, salla “Beethoven”, ora 9:00)
Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu pret me ceremoni presidenten e Hungarisë, Katalina Novák. Më pas të dy presidentet do të mbajnë konferencë për medie (Kabineti i presidentes, ora 9:20)
Prokurori i rastit Sali Mustafa – deklaratat përmbyllëse. (Hagë, ora 09:30)
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog do të nënshkruajnë marrëveshjen për programin e parë financiar vjetor IPA III, në vlerë 63.96 milionë euro. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00, pas nënshkrimit do të ketë konferencë të përbashkët për media)
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshihet brenda mureve”. (Sheshi “Nijazi Azemi”, Viti, ora 10:00-16:00)
Partia Socialdemokrate mban aktivitet pranë Ministrisë së Shëndetësisë. (Ora 11:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)