Site icon PrishtinaPress

Dorëzohet Albin Kurti, sot takon Rrahman Jash

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot do të takohet me Rrahman Jasharajn.

Kryeministri Albin Kurti është dorëzuar dhe ka vendosur që sot të takohet me Rrahman Jasharajn.

Takimi me Këshillin Grevist të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), pritet të fillojë në ora 08:00 në objektin e Qeverisë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Këshillin Grevist të BSPK-së. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 08:00)”, thuhet në njoftim.

Ishin grevistët ata të cilët në mënyrë unanime të dielën kishin propozuar që kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Theksojmë se Kurti mbrëmjen e së shtunës priti në takim kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, mirëpo nuk pati ndonjë rezultat, pasi edhe këtë të hënë mësimi nuk filloi në shkollat e Kosovës.

Që nga 25 gushti, BSPK, duke përfshirë edhe SBASHK-un, ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eurove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Exit mobile version