Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci e ka cilësuar ‘skandaloze’ deklaratën e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për shtetësinë e Kosovës.
Ministri Aliu tha të enjten se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar Rron Gjinovci.
Ai e ka quajtur skandal deklaratën e ministrit Aliu.
“Ky është skandal. Ministri mos me besu në shtetin në të cilin është ministër, veç në Kosovë ka kshtu”, shkroi Gjinovci.