Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne dhe ministri Jean-Noel Barrot u kanë kërkuar të gjithë ministrave të kabinetit dhe stafit të tyre që të mos përdorin më WhatsApp.
Aplikacioni i njohur e mesazheve, në fakt, nuk konsiderohet e sigurt nga qeveria e Parisit, e cila u kërkon anëtarëve të saj të përdorin startupin Olvid.
“Kjo është mënyra më e mirë për të garantuar sovranitetin tonë, ne po bëjmë një hap tjetër drejt sigurisë më të madhe të komunikimit”, shkroi Barrot./ABCnews