Gjini thirrje LDK-së dhe PDK-së: Mos u bëni pjesë e shkeljes brutale të Kushtetutës nga VV-ja

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar ashpër ndaj thirrjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit për 9 shtator, duke e cilësuar këtë veprim si “shkelje brutale të Kushtetutës”.

Gjini ka kërkuar nga LDK dhe PDK që të mos bëhen pjesë e një procesi të tillë dhe të mos e legjitimojnë, sipas tij, shkeljen kushtetuese të shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“LDK dhe PDK të mos bëhen pjesë e kësaj shkeljeje brutale të Kushtetutës nga VV”, ka deklaruar Gjini.

Gjini ka vlerësuar se Kosova tashmë është futur në një situatë që del jashtë normave të rregullimit kushtetues dhe se partitë opozitare nuk duhet të kontribuojnë në normalizimin e një praktike të tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img