Site icon PrishtinaPress

Gjilani i rikthehet sezonit ndaj Prishtinës, Ballkani e Drita i kërkojnë fitoret e radhës

Të shtunën dy ndeshje, të dielën dy si dhe të hënën një janë në program për xhiron e dytë të Superligës në futboll.

Ndeshja kryesore e së shtunën është mes Lirisë së Prizrenit e Dritës.

Prizrenasit luajnë sërish në shtëpi dhe do kërkojnë rezultat pozitë, pasi që sfidën e parë në shtëpi pësuan nga Ballkani.

Në krahun tjetër, të kaltrit nga Gjilani do kërkojnë fitoren e dytë, pas asaj në derbi ndaj Llapit.

Të shtunën luajnë edhe Malisheva-Fushë Kosova. Malishevasit hyjnë në fushë për tre pikët e radhës, pas atyre ndaj Dukagjinit në udhëtim, e për Fushë Kosovën e inkuadruar në elitë, kjo është sfida e parë në këtë sezon.

Të dielën, kampioni në fuqi, Ballkani e pret Feronikelin 74 dhe në letër është favorit për tre pikët e radhës.

Fitoren e parë kampionale e kërkojnë Llapi e Dukagjini, që luajnë mes vete të dielën e 20 gushtit.

Xhiroja mbyllet të hënën me ndeshjen Gjilani-Prishtina.

Të kuqtë nga Gjilani e luajnë ndeshjen e parë në këtë edicion, pas probleme të brendshme që i kishin, të cilat detyruan shtyrjen e takimit me Fushë Kosovën, shkruan “Gazeta Express”.

Në anën tjetër, Prishtina hynë në ndeshje me tre pikë, pas triumfit në shtëpi ndaj Feronikelit.

Të gjitha përballjet e xhiros së dytë luhen sërish nga ora 17:00.

Exit mobile version