Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas arrestimeve të sotme nga Porkuroria për dyshimet se janë bërë dallavere me rezervat e shtetit.
Gashi ka thënë se Qeveria Kurti duhet të shkarkohet dhe se vendit i duhen zgjedhje.
Deputeti i LDK-së ka thënë se Qeverisja e Kurtit po identifikohet me korrupsion, afera, sanksione e dështime.
“Boll ma!Kjo qeveri duhet te shkarkohet, vendit i duhen zgjedhje.
Qeverisja e Albinit identifikohet me korrupsion, afera, sanksione, deshtime…”, ka shkruar Gashi.