Skuadra e Gjilanit është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Kosovës.
Gjilani mposhti me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Ballkanit. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pleuart Hajdini në minutën e fundit të vazhdimeve, shkruan IndeksOnline.
Kualifikimin për në raundin tjetër e siguroi edhe skuadra e Vushtrrisë e cila eliminoi Lirinë pas ekzekutimeve të penalltive.
Ndeshja gjatë 120 minutave u mbyll me rezultat të barabartë 1 me 1, kurse gjatë penalltive 5 me 4, fitoi Vushtrria.
Klubet tjera që siguruan çerekfinalen janë: Prishtina, Llapi, Drita dhe Drenica.