Reperi Gjiko dhe prezantuesja Elita Rudi muaj më parë i dhanë fund beqarisë, kështu duke e kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, shkruan lajmi.net.
Vëmendja e madhe e medieve dhe publikut nuk ka munguar gjatë dhe pas përfundimit të dasmës madhështore, mirëpo edhe sot dyshja janë kujdesur që ta kenë vëmendjen pas një fotografie të publikuar në Instagram ku shihen duke ia drejtuar armën njën njëri-tjetrit.
Pas kësaj të gjithë aluduan se çifti i njohur i showbizit do të vinin me një projekt të ri dhe kjo si duket po del të jetë e vërtetë.
Kjo pasi Gjiko e ka publikuar një video në Instagram duke zbuluar kështu titullin e projektit që është ‘Distanca’.
Në klip shihet edhe Elita Rudi ndërsa momenti që shokuar të gjithë ishte ai kur Gjiko shihet duke e qëlluar veten me revole në kokë.