Site icon PrishtinaPress

Barcelona ekipi i parë që kualifikohet në fazën tjetër të Champions Leagues këtë sezon

Barcelona është bërë ekipi i parë që e arrin kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mirë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Ernesto Valverde u kritikua shumë ashpër për mënyrën sesi e drejtoi skuadrën pas eliminimit nga edicioni i kaluar i kësaj gare pasi u mund nga Roma, por trajneri spanjoll e ka dërguar gjigantin katalonas në rundin tjetër të garave pas vetëm katër ndeshjeve të zhvilluara, transmeton Gazeta Express.

Fitoret në tri ndeshjet e para kundër PSV Eindhoven, Tottenhamit dhe Interit e bënë Barçën lidere të Grupit B me 9 pikë, para barazimit të së martës mbrëma ndaj zikaltërve në “San Siro”, pas të cilit tani ka 10 pikë në vendin e parë.

Barcelona ka tri pikë më shumë se Interi në vendin e dytë, derisa fillimi tejet i dobët i Tottenhamit në këtë edicion të Championsit bën që anglezët të mos jenë në gjendje t’ia rrezikojnë vendin spanjollëve për faktin se ndeshjen e radhës e kanë me italianët.

Dy ndeshjet e radhës të Barçës janë kundër PSV në Holandë dhe ndaj Tottenhamit në “Camp Nou”.

 

Exit mobile version