Në Hanover, kryeqyteti i provincës shtetërore gjermane të Saksonisë së Poshtme, Partia e Gjelbër erdhi në pushtet – pas 70 vjet qeverisje nga Partia Social Demokratike (SPD), me politikanin turk Belit Onay (38) duke u zgjedhur kryetar, i pari i këtij lloji në Gjermani.
Ai raportohet se mposhti rivalin e tij kryesor, Eckard Scholz (47.1 për qind), i cili ishte një kandidat i CDU në raundin e dytë të zgjedhjeve të dielën me 52.9 për qind të votave.
Në intervistën e parë pas fitores, Onay tha për NDR se dëshiron të ishte një “ndërtues ure” duke kontribuar në tejkalimin e ndarjeve në shoqëri, duke njoftuar se do të punonte në konceptin e nxjerrjes së automjeteve plotësisht nga qendra e qytetit Hanover.
Prindërit e Onay erdhën në Gjermani nga Stambolli në fillim të viteve 1970 si punëtorë mysafirë, dhe ai i referohet vetes si një “mysliman liberal”.
Ai u përfshi në politikë pas sulmeve nga ekstremistët e krahut të djathtë ndaj disa familjeve turke në Zolingen në maj 1993, në të cilat u vranë pesë persona.
Ndërsa ishte ende student, ai u anëtarësua në SPD, më vonë u diplomua në shkollën e drejtësisë në Hanover, ku ishte aktiv në Rrethin Demokratik të Krishterë Studentor (RCDS) për t’u bashkuar me Të Gjelbrit në 2008. /kp/