Site icon PrishtinaPress

Berlusconi nuk pranon të dëshmojë para gjykatës

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi nuk ka pranuar të dëshmojë në gjyqin e një bashkëpunëtori të gjatë, i dyshuar për përpjekjen për të qenë një urë lidhëse midis mafisë dhe politikanëve.

Berlusconi i tha një gjykate në Palermo, Sicili, se avokatët e tij e këshilluan që të mos i përgjigjej pyetjeve, raporton AP, duke shtuar se ai refuzoi dhe të bënte fotografi ndërsa ishte para një gjykatësi.

Prokuroria pretendon se grupi mafioz sicilian Kosa Nostra u përpoq t’i afrohej politikanëve në një përpjekje për të marrë më pak dënime për mafiozët.

Një bashkëpunëtor i ngushtë i Berlusconit dhe ish-senatori gjatë qeverisjes së tij, Marcel Del Utre, u dënua nga Gjykata e Ultë në një çështje që i referohej bashkëpunimit të Cosa Nostra dhe institucioneve shtetërore pas sulmeve me bomba më 1993 në Firencë, Romë dhe Milano. /kp/

Exit mobile version