Site icon PrishtinaPress

Gjendet i vdekur një person në qytetin e Pejës

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitet relevante dhe se trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion.

“Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Lidhur me këtë Policia ka hapur rast “Hetim i vdekjes“, u shpreh Gashi.

Exit mobile version