Prishtina Weather ka njoftuar se deri në fundjavë do të mbetet mot i qëndrueshëm, me temperatura në rritje nga dita e premte. Të dielën priten edhe reshje shiu.
Mot i qëndrueshëm parashihet të mbajë edhe në ditët e ardhshme mbi vendin tonë. Të enjten në mëngjes sërish priten ngrica të thella, e nga dita e premte do të ketë periudha të vransirave dhe kthjellimeve, e në aspektin termik temperaturat shënojnë rritje.
Ditën e diel, orëve të mbrëmjes edhe paraqiten kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit, e ditën e hënë shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit. Reshje bore priten vetëm në vise të larta malore.
Në ditët vijuese, do të dominojnë periudhat e qetësisë, që mbajnë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Gjatë ditës kur do të ketë qarkullim të mirë ajror, ndotësit shpërndahen, e vende-vende vlerat e indeksit do të kalojnë në të pranueshme.
23.12 – Ftohtë, kryesisht me diell e ngrica në mëngjes. Në mbrëmje me vransira kalimtare.
24.12 – Pjesërisht vranët.
25.12 – Vransira, e ditën intervale me diell.
26.12 – Kryesisht me vranira, e ditën intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.
27.12 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.
Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, minimalet nga -6C rriten në 1C të shtunën e 5C ditën e hënë. Edhe maksimalet shënojnë rritje deri në 8C të premten, e në fundjavë deri në 11C.
Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet në vlera të larta, e nga fundjava në rënie graduale në vlera normale.