Galatasaray po përgatit oferta të reja për Rafael Leaon e për Milanin

Raportimet nga Italia bëjnë me dije se gjigantët turq të Galatasaray po përgatisin një seri të re ofertash për Milanin dhe sulmuesin anësor Rafael Leao, të ardhmen e të cilit ende e rrethon pasiguria, ndërsa kanë mbetur vetëm disa javë nga mbyllja e merkatos së verës.

Leao e kishte bërë të qartë në fund të sezonit 2025/26 se mendonte se kishte ardhur koha për t’i dhënë fund aventurës së tij te Milani, pas shtatë vitesh, dhe për të provuar një eksperiencë të re diku tjetër, idealisht në La Liga ose Premierligë.

Ka pasur raportime se përfaqësuesit e Leao kanë tentuar ta ofrojnë atë te disa prej klubeve më të mëdha në Evropë, por deri tani nuk ka pasur oferta zyrtare nga Spanja apo Anglia.

Interesi më konkret ka ardhur nga Turqia, ku Fenerbahce dhe Galatasaray kanë shfaqur interes për portugezin. Javën e kaluar u raportua se Milani kishte refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Galatasaray për Leao.

Qëndrimi i Milanit është i qartë: klubi dëshiron ta shesë Leao vetëm në mënyrë definitive këtë verë dhe nuk pranon një huazim me opsion apo detyrim blerjeje.

Gjithashtu, kuqezinjtë nuk janë të gatshëm ta shesin për një shumë nën 50-60 milionë euro. Kjo shifër është gjithsesi dukshëm më e ulët se klauzola e lirimit prej 175 milionë eurosh që lojtari ka në kontratën e tij.

Sipas përditësimeve të fundit të “Calciomercato.com” të publikuara të hënën, Galatasaray është “gati” të paraqesë së shpejti një seri të re ofertash si për Leao, ashtu edhe për Milanin.

Oferta pritet të përfshijë edhe një paketë shumë të favorshme financiare për vetë lojtarin, ndërsa raportimi i së hënës thekson se Galatasaray është plotësisht i vetëdijshëm për qëndrimin e palëkundur të Milanit dhe kërkesën e tij prej 50-60 milionë eurosh për transferimin e Leao.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse gjigantët turq do të jenë në gjendje të bindin Milanin të ndryshojë qëndrim dhe të hapë derën për largimin e yllit portugez këtë verë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img