Një shqiptar raportohet se është arrestuar nga policia në Francë.
30-vjeçari dyshohet se ka ther për vdekje një 34-vjeçar.
Siç shkruajnë mediat shqiptare, dyshohet se shkak i konfliktit ishin çështjet fetare.
Viktima është gjetur pa shenja jete në dyshemenë e banesës.
Ngjarja ka ndodhur në mesnatën e 14 shkurtit,
Bëhet e ditur se një fqinj i viktimës e ka njoftuar policinë.
Në trupin e viktimës janë gjetur plagë në krahë dhe këmbë, dhe gjithashtu nga ekzaminimi bëhet me dije se ka marrë një plagë të madhe në pjesën e pasme të kafkës