Site icon PrishtinaPress

Cikloni “Gabrielle” lë pas dëme katastrofike në Zelandën e Re

Cikloni “Gabrielle” u largua nga Zelanda e Re, por dëmet që la pas stuhia janë katastrofike. Katër njerëz mbeten të vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Autoritetet vlerësojnë se më shumë se 9,000 njerëz janë zhvendosur deri më tani, me rreth 3,000 të vendosur në strehimore të përkohshme. Mbrojtja ka vendosur mbi 700 personel së bashku me katër avionë, shtatë helikopterë dhe dy anije për të ndihmuar në shpëtimin e atyre që janë bllokuar nga përmbytjet dhe për të ofruar furnizime thelbësore në qytetet e izoluara.

Përmbytjet e fuqishme shkaktuan dëme në bagëti dhe tokat bujqësore, ndërsa qindra shtëpi janë shkatërruar. Banorëve në zonat e goditura më rëndë tani u kërkohet të kursejnë ujin dhe ushqimin për shkak të frikës nga mungesat pasi cikloni detyroi Zelandën e Re të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për të tretën herë në historinë e saj.

Në një pjesë të ishullit verior të Zelandës së Re, ku jetojnë rreth 75% e 5 milionë banorëve të vendit, po përballen me përmbytjet më të fuqishme në histori. Muajin e kaluar, reshjet në Auckland shkaktuan dëme të konsiderushme dhe qeveria u kritikua për mosreagimin siç duhet. Lumenjtë në Gjirin e Haëke vazhdojnë të paraqesin rreziqe dhe autoritetet urdhëruan evakuime. Energjia elektrike vijon të jetë e ndërprerë për mbi 160 mijë familje.

Shërbimi meteorologjik “WeatherWatch” raporton se cikloni “Gabrielle” tani është drejtuar në lindje të vendit. Fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare kanë rifilluar edhe pse shërbimet mund të jenë të kufizuara për shkak të motit të keq në vende të tjera.

Exit mobile version