Site icon PrishtinaPress

Fqinji tregon momentin se kur e gjetën trupin e pajetë të gruas nga Peja (VIDEO)

Fqinji i viktimave të Pejës që vdiqën mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha ka treguar se si e kanë vazhduar kërkimin për trupat e pajetë.

“Jemi dalë diku rreth orës 23:00 të mbrëmjes duke kërkuar. Kemi kaluar dy tre shtëpi më poshtë nga shtëpia ku kanë jetuar. E kemi vazhduar kërkimin nuk i kemi gjetur për një kohë, më pas tri shtëpi më poshtë e kemi parë trupin në një bodrum”.

“E kemi pa që trupi është i pajetë e kemi thirr kunatin e saj, i kemi thënë me marrë e kemi vendos te rruga. Kanë qenë nga policia por nuk kanë hyrë aty, nuk kishin dëshirë të zhyten. Nuk u interesonte vetëm kur e gjetëm ne, më pas na thanë se ata do të merren me trupin e pajetë kur e gjetëm ne”, ka thënë fqinji.

Exit mobile version