Site icon PrishtinaPress

Musliu-Shoshi e tronditur për tragjedinë në Pejë: Urgjentisht qeveria t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave nga vërshimet në Pejë.

Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur e tronditur për tragjedinë, derisa i ka bërë thirrje urgjentisht qeverisë dhe institucioneve të shtetit që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.


Postimi i saj i plotë:

E tronditur me dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në qytetin e Pejës mbrëmë. Tejet e dhimbshme që nga këto reshje kemi edhe viktima në njerëz

Ngushëllimet më të përzemërta familjarëve!

Urgjentisht i bëjë thirrje qeverisë dhe institucioneve të shtetit që t’u dalin në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Exit mobile version