Pas shumë spekulimeve, kanë nisur të zyrtarizohen detajet e Dodge Challenger SRT Demon.
Një fotografi që po qarkullon në internet ka “zyrtarizuar” detajet që kanë qarkulluar qe një kohë të gjatë.
Kjo veturë pritet të debutojë zyrtarisht të martën në New York.
Raportohet se kjo veturë do të ketë 757 kuajfuqi dhe do të vijë me vetëm një ulëse. Ai pritet të jetë më i gjerë dhe më i “egër” se vetura normale Challenger.