Analisti Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj dështimit të seancave të Kuvendit kohëve të fundit, gjë që shkaktoi edhe sot mosmiratimin e projektligjit për sanksionet penale.
Ai ka ironizuar duke thënë se deputetët nuk kanë punë tjera, pasi pagat ju ecin.
“Në Kuvendin e Kosovës, dështojnë seancat në mungesë kuorumi – shumica e deputetëve s’janë kthyer në sallë pas pauzës. Pagat, natyrisht ju ecin. Deputetët kanë gajle të tjera”, ka shkruar Abdixhiku.
Lexo postimin e plotë:
Përderisa, për një javë:
– Foshnjet na lindin nëpër pllaka të koridoreve;
– Mësimdhënësit e kthyer nga jashtë përjashtohen;
– Ndeshjet na kurdisen e stadiumet na refuzohen;
– E për 70 vende pune aplikojnë 5 mijë veta;
Në Kuvendin e Kosovës, dështojnë seancat në mungesë kuorumi – shumica e deputetëve s’janë kthyer në sallë pas pauzës. Pagat, natyrisht ju ecin. Deputetët kanë gajle të tjera.