Site icon PrishtinaPress

Figura kyçe e balotazhit në Turqi do ta mbështesë Erdoganin

Sinan Ogan, figura kyçe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, vendosi të mbështesë presidentin Rexhep Taip Erdogan në votimet që do të mbahen të dielën.

Ogan njoftoi zyrtarisht se do të vendoset përkrah Erdoganit në raundin e dytë të zgjedhjeve.

“Si rezultat i negociatave, konsultimeve dhe mesazheve nga baza, unë deklaroj se do ta mbështesim kandidatin e Aleancës Popullore, Rexhep Taip Erdogan, në raundin e dytë të zgjedhjeve”, tha Ogan.

Ogan, kandidati presidencial i Aleancës ATA, fitoi votat e 2 milionë e 829 mijë e 634 votuesve me një normë prej 5.17 për qind dhe u bë figura kryesore në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Në një konferencë për shtyp në Ankara të hënën, Ogan bëri të ditur se preferenca e tij ishte Erdogan, kandidati i Aleancës Popullore.

“Dikush e bëri këtë të dukej si pjesë e pazareve të pista, ne u linçuam në rrjetet sociale. Por, s’u dekurajuam. Si puna që kemi bërë prej tre vitesh, ashtu edhe bashkëpunimi që kemi bërë me komponentët e aleancës e kanë sjellë këtë sukses”, tha Ogan.

Exit mobile version