Site icon PrishtinaPress

Femrat janë shofere shumë më të mira sesa meshkujt

Femrat shpeshherë vlerësohen si shofere të këqija, por hulumtimet tregojnë se ato faktikisht janë më të përgjegjshme në timon sesa meshkujt.

Meshkujt e rinj, shoferët e rregullt dhe personat e zemëruar janë më të prirë të shpërqendrohen gjatë vozitjes, ka zbuluar studimi.

Femrat më në moshë janë shumë më të mira në kontrollimin e shpërqendrimeve dhe i kushtojnë më shumë vëmendje rrugës.

Shpërqendrimi vlerësohet të jetë përgjegjës për mbi 10 për qind të të gjitha aksidenteve në komunikacion.

Shkencëtarët norvegjezë kishin analizuar trajtat personale si mosha, gjinia dhe personaliteti për të kuptuar se si ato ndikojnë në shpërqendrimin e shoferit.

Dhe kështu ata kishin kuptuar se shpërqendrimi është përgjegjës për të paktën 12 për qind të të gjitha aksidenteve në komunikacion.

Pra, përderisa janë bërë shumë kampanja për ta përmirësuar sigurinë në komunikacion, pak hulumtime janë kryer për shpërqendrimet në rrugë.

Shkencëtarët norvegjezë thonë se meshkujt e rinj janë më të prirët të shpërqendrohen në komunikacion – rrjedhimisht të bëjnë aksidente.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se mbi 50 milionë njerëz janë lënduar dhe një milionë kanë vdekur në aksidente si pasojë e mos përdorimit të rripave të sigurisë apo helmetave të motoçikletave – ndërkaq shpejtësia dhe shpërqendrimi janë faktorët kryesorë të këtyre aksidenteve.

Exit mobile version