Site icon PrishtinaPress

Bekim Jashari bllokohet në Kuvend

Vetëm një mbledhje e Kuvendit të Skenderajt është mbajtur pas mbledhjes konstituive, në të cilën janë zgjedhur anëtarët e komiteteve të obligueshme e të komisioneve dhe në të cilën kishte dështuar propozim-vendimi i kryetarit Bekim Jashari që 36 hektarë të tokës, e cila aktualisht menaxhohet nga AKP-ja, të shpallen në interes publik për ndërtimin e Parkut të Biznesit, për shkak të mungesë së kuorumit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në këtë mbledhje, e cila është mbajtur me 30 janar, Kuvendi zgjodhi komitetet dhe komisionet, por Grupi i Këshilltarëve të PDK-së pati lëshuar mbledhjen për shkak se nuk ishte përfillur propozimi i shefit të GP-së së PDK-së Albert Rexhepi, që në komitetin për Politikë e Financa të jenë Ismet Salihu, Albert Rexhepi dhe Lavdie Geci.

Në të vërtetë, kryesuesja Fatbardha Haliti, e cila bashkë edhe me 6 asamblistë të tjerë janë përjashtuar nga PDK-ja, për shkak se siç kanë thënë në Degën e PDK-së “kanë dalë kundër vendimit të PDK-së për Ismet Salihun kryesues të Kuvendit”, kishte lejuar që edhe grupi i tyre të dalë me propozimet e veta.

Pas kësaj 11 këshilltarët e PDK-së lëshuan mbledhjen, ndërsa atyre 7 anëtarëve të përjashtuar që mbetën në sallë u janë bashkëngjitur edhe dy të tjerë Naser Bajraktari dhe Musaj Hajdari.

Exit mobile version