Site icon PrishtinaPress

Fehmi Mehmeti zgjidhet Guvernator i BQK-së

Kuvendi i Kosovës me 60 vota pro ka zgjedhur Fehmi Mehmetin Guvernator të ri të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
Në garë për t’u zgjedhur Guvernator i BQK-së ishin Fehmi Mehmeti, Shkëndije Himaj, Safet Merovci dhe Besnik Bislimi.

BQK deri tani ka qenë me ushtrues detyre të guvernatorit, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës, i cili është emëruar ministër i Financave.

Exit mobile version