Site icon PrishtinaPress

Lekaj: Jo 65 milionë, “Bechtel Enka” do të marr 45 milionë euro ose më pak /VIDEO

Pal Lekaj, Ministër i Infrastrukturës, në një intervistë për lajmi.net, ka folur për autostradën “Arbën Xhaferi” dhe shumën ekstra që do t’i paguaj Kosova kompanisë “Bechtel Enka”, për shkak të, siç i quan ai, gabimeve që ka bërë qeverisja e kaluar.
Fillimisht u tha se mos përgjegjshmëria e ish-ministrit të Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 63 milionë euro më shumë sesa që ishte nënshkruar kontrata fillestare. Mirëpo, tani Lekaj thotë se shuma do të jetë 45 milionë euro, por do tentohet që kjo shumë të bie ende.

“Sa i përket këtyre pengesave dhe mos përcjellja me vija buxhetore, mos kryerja e punës sipas kontratës dhe mos përmbushja e obligimeve nga qeveria e Kosovës, pretendimet e “Bechte & Enkas” kanë qenë diku 63 milionë euro, për mos pagesën apo mbështetjen financiare që ka qenë e kontraktuar për vitet 2014, 2015, 2016. Këto kanë qenë ato pretendimet e “Bechtel Enka” buxhetit të Kosovës t’i kushtojë shtesë diku 63 milionë euro”, thotë ministri i Infrastrukturës.

I NGJAJSHËM

SIGUROHEN 79 VOTA PËR DEMARKACION, PAL LEKAJ: DO TË GJEJMË EDHE NJË SHUMË SHPEJT! /VIDEO

Lekaj tregon sesi pas diskutimeve me kompaninë “Bechtel Enka” kanë arritur të zbresin shumën e 63 milionë euro në 45 milionë euro, shkruan lajmi.net.

“Pas diskutimeve dhe negociatave duke u bazuar në kontratë dhe duke u bazuar në pëlqimin, aprovimin e Komitetit Ndërministror për zgjatje të kontratës edhe për një vit, ne kemi arritur që ketë shumë prej 63 milionësh të diskutojmë shumën 45 milionë, mirëpo ende nuk është definitive. Ne po pretendojmë mos ka hapësirë të diskutojmë prapë me BE, por sido që të jetë Komiteti Ndërministror merr vendim shumë shpejt, brenda javës, sesa do t’i kushtojë buxhetit të Kosovë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se i gjithë projekti i autostradës “Arbër Xhaferi” do të përfundoj në muajin dhjetorë të vitit 2018.

Lekaj tregon nëse marrëveshja me “Bechtel Enka” ka penalti të tjera e që Kosova do të jetë e obliguar të paguaj para ekstra 45 milionëshit. Kjo dhe tema të tjera mund t’i ndiqni në intervistën e realizuar me Lekajn.

Exit mobile version