Site icon PrishtinaPress

Fadil Nura kërkon rikthimin e Komandantit te stacionit policor në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, me anë të një shkrese zyrtare, që ia ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i ka kërkuar këtij të fundit shfuqizimin e vendimit për caktimin e ushtruesit të detyrës së komandantit të Stacionit Policor në Skenderaj, dhe rrjedhimisht kthimin e togerit Basri Durmishi në krye të institucionit të sigurisë.

“Këtë hap e kam konsideruar të nevojshëm e të arsyeshëm, duke marrë për bazë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e z. Basri Durmishi sa ka qenë në krye të Stacionit Policor në Skenderaj”, ka arsyetuar mes tjerash kryetari Nura, kërkesën e tij, drejtuar numrit një të Policisë së Kosovës.

Në kërkesë, kryetari Nura ka përmendur disa arsye pse dëshirohet kthimi i Durmishit në krye të Stacionit Policor të Kosovës në Skenderaj.

Exit mobile version