Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në prezencë të ish-zonjës së parë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton ka treguar se ka familje në Kosovës që u kanë vënë fëmijëve të tyre emrin Klinton dhe Bill Clinton , në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për ndihmën që kanë dhënë ShBA-të, në luftën e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Rama gjatë vizitës në Amerikë ka thënë se në Kosovë ka fëmijë që e kanë emrin Clinton dhe Bill Clinton.
“Sepse duhet ta dini që nëse quhesh Klinton në Shqipëri, apo mes shqiptarëve në Kosovë, kjo është diçka shumë speciale që lidhet me çlirimin e gjysmës së kombit tonë, Kosovës. Dhe, meqë ra fjala, është i vetmi vend mbi këtë tokë ku sot ka njerëz, djem, që e kanë emrin Klinton, emrin, jo mbiemrin. Madje, ka edhe djem që quhen Billklinton. Kështu e kanë thjesht emrin po, si të themi, Billklinton Rama”, tha Rama
Pas këtij fjalimi në sallë u dëgjuan të qeshura.