Kështu thanë zyrtarë për informim të EULEX-It për agjencinë e lajmeve serbe “Beta” duke ju përgjigjur këkesës zyrtare të Beogradit për pjesëmarrje në hetimet e vrasjes së Ivanoviq, transmeton lajmi.net.
“Vendimi i takon Kosovës që të vendosë nëse do ta lejojë ose do kërkojë nga Serbia pjesëmarrjen në hetime”, tha zyrtarja e EULEX-it për informim dhe marrëdhënie me publikun, Dragana Nikoliq.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic tha se Serbia ka bërë një kërkesë tek autoritetet e UNMIK-ut dhe EULEX-it për pjesëmarrje të organeve serbe në hetimin e vrasjes së ndodhur gjatë ditës së djeshme.
Serbët janë të bindur që involvimi i Serbisë në hetimet për vrasjen e kryer do të zbardhte të vërteten mbi krimin dhe autorët e tij.