Site icon PrishtinaPress

Sekretari i VV-së në Mitrovicë: Oliver Ivanoviqi mori pjesë në vrasjen e shqiptarëve, ky është dështim i AKI-së dhe policisë

Vrasja e politikanit serb në Mitrovicën e veriut, Oliver Ivanoviq, ka ngjallur edhe reagime të shumta në lidhje me të kaluarën e tij, i cili është akuzuar për përfshirje në vrasjen e shqiptarëve.

Sekretari organizativ i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe asambleisti i kuvendit komunal të Mitrovicës, Fidan Ademi, thotë se Ivanoviqi ishte pjesëmarrës në masakrën që ka ndodhur gjatë luftës në “Lagjen e Kovaçëve”, shkruan Veriu.info.

Madje, sipas Ademit, Oliver Ivanoviq ishte edhe themelues i grupit paramilitar “Rojat e Urës”, grup i cili ka marrë pjesë në spastrimin etnik dhe vrasje në veri.

Ja postimi I plotë I Fidan Ademit në Facebook:

Krimineli Oliver Ivanovic u vra. Pjesëmarrës në masakren e “Lagjës së kovaçve”, në themelimin e grupit paramilitar “Rojave të Urës”, në spastrimet etnike dhe vrasjet e pas luftës në veri të qytetit. Është e turpshme si drejtësia nuk arriti ta dëshmoj fajësin e tij për tërë ato krime ndaj shqiptarve.

Sidoqoftë, vrasja e tij është dështim për institucionin e sigurisë, AKI-në dhe Polici-n e Kosovës. Këto institucione duhet të japin përgjegjësi dhe menjëherë të shkarkohen disa “komandanta” atu.

Por statusin e Oliverit prej “qelbesire” nuk e ndryshon aspak atentati ndaj tij./Veriu.info.

Exit mobile version